Mbi 110 milionë raste me COVID-19 në të gjithë botën

Mbi 110 milionë raste me COVID-19 në të gjithë botën

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, 110.053.373 persona në botë janë diagnostikuar me infeksionin e koronavirusit ndërsa 84.871.611 pacientë janë shëruar.

Në faqen e internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë sipas të dhënave nga mëngjesi i së dielës, 2.430.153 persona kanë humbur jetën në të gjithë botën si pasojë e COVID-19.

Në botë momentalisht janë 22.752.168 raste aktive me COVID-19, prej të cilëve 97.257 janë në gjendje më të rëndë.

Me pandeminë e COVID-19 më rëndë është goditur SHBA-ja me 28.381.220 raste dhe 499.990 viktima.

Koronavirusi nga fundi i vitit 2019 u shfaq në qytetin kinez Wuhan ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars të vitit 2020 e shpalli pandemi globale COVID-19.

Shendetësi Lajme Covid-19 te infektuar raste

EMISIONET