Meksika ka regjistruar më shumë se 100,000 vdekje nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi vendi më i madh spanjishtfolës në botë raportoi më shumë se një milion të infektuar.
SHBA, Brazili dhe India vazhdojnë të jenë shtetet më të goditura nga COVID-19, më pas është Meksika, e cila ka një popullsi prej afërsisht 125 milion banorë.

Shkalla e vdekshmërisë së saj është një nga më të lartat në botë, sipas të dhënave të Johns Hopkins.