Mbetet në burg burri që përplasi me makinë gruan e kushëririt: Më doli para

Mbetet në burg burri që përplasi me makinë gruan e

Gjykata e Shkodrës vendosi të mbajë në qeli 61-vjeçarin Hilë Simoni, i cili akuzohet se përplasi me makinë bashkëshorten e të një afërmi. Por ndryshe nga gruaja që ndodhet në Spitalin e Traumës, ai pretendon se ngjarja nuk ishte qëllimshme, por aksidentale.

Gjykata e Shkodrës e la në burg 61-vjeçarin, Hilë Simoni, i akuzuar për plagosje të rëndë më dashje të bashkëshortës së një të afërmi.

Ai u arrestua 3 ditë më parë pasi përplasi me mjetin tip "Mitsubishi", 55-vjeçaren Katrina Hila në fshatin Gur i Zi.

Por përkundër deklarimeve të bëra nga vetë gruaja e cila ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, në sallën e gjyqit i akuzuari ka mohuar që ngjarja të ketë qënë e qëllimshme.

 “Gruaja e kushëririt me të cilën kemi shtëpitë afër njëra – tjetrës, më preu rrugën dhe unë e pata të pamundur të shmang aksidentin. Rruga është jashtë cdo standarti me material të paqëndrueshëm dhe kjo ishte arsyeja përse nuk arrita ta frenoj mjetin” i tha 61-vjeçarit gjykatëses Izabela Radovani.

Ndërkohë avokati, Altin Fushaxhia, ka shtuar në sallën e gjyqit se ndryshe nga sa është komentuar për debatin mes familjeve lidhur me gardhin ndarës të oborreve, ato e kanë mbyllur konfliktin kohë më parë.

Pala mbrojtëse duke patur parasysh edhe gjendjen shëndetësore të klientit të tij që prej 5 vitesh kurohet për shkak se vuan nga sëmundjet pulmonare, pasi paraqiti edhe kartelën mjekësore, kërkoi një masë më të lehtë.

Por kjo gjë u kundërshtua nga prokurori Xhevahir Lita dhe në vlerësim të provave të paraqitura dhe dëshmisë së gruas së dëmtuar, trupa gjykuese vendosi lënien në burg të 61-vjeçarit.

Arrestimi i tij u krye me 20 shtator.


Vendi Lajme shkoder gjykate Aktualitet

EMISIONET