Mbeten në burg grabitësit e kasafortave, arrestohet dhe 'korrierja' e bizhuve

Mbeten në burg grabitësit e kasafortave, arrestohet dhe

Gjykata e Tiranës ka vendosur arrest me burg për Arjan Rapi dhe Ethem Murataj, autorë të vjedhjes së kasafortave, si dhe detyrim paraqitje për dy bashkëpunëtorët Dorian Basha dhe Smajl Shkemza.

Në seancën me dyer të mbyllura, prokurori tha se ata vodhën shtëpinë e E. A. në Tiranë, nga ku morën një kasafortë me 9.600 euro.

Ndërkohë, mësohet se E. A ka kryer hetime personale paralelisht me organet e policisë.

Arjan Rrapi 45 vjeç banues në Durrës dhe organizator i vjedhjeve që bënte grupi u arrestua vetëm dy ditë më parë. Ky person është i dënuar më parë për “prodhim dhe trafik lëndësh narkotike”.

Ndërkohë 33 vjeçarja pjesë e grupit, është arrestuar mbrëmjen e djeshme në tentativën të largohej drejt Maqedonisë.

Bizhutë dhe sendet me vlerë që vidheshin nga "grupi i kasafortave" fillimisht depozitoheshin në Durrës dhe më pas dërgoheshin jashtë Shqipërisë nga 33 vjeçarja.

Policia gjithashtu është në kërkim të aparaturës që përdorte grupi kur hapte kasafortat.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike grabitesit e kasafortave

EMISIONET