Mbesa e Mariana Kondit, Asia sot festoi pesë vjetorin e saj. Një festë mjaft e veçantë u organizua për të voglën ku nuk munguan , sirenat, delfinët dhe tollumbacat ngjyrë blu.

Nëse shumë prej të vegjëlve për ditëlindje kërkojnë lodra, Asia dëshiron që të mbrojë shokët e shoqet e saj.

Asia nuk mbante veshur ndonjë fustan princeshash, por një bluzë ku shkruhej: “Mos kini frikë! Babi im është boksier dhe do t’ju mbrojë të gjithëve!”.

Vogëlushja ka pozuar krah gjyshe Marianës, e cila e thërret “Dielli nanës” dhe ndihet krenare me mbesën e saj.

“5 vjetor dielli nanes! Babi im është boksier!Mos kini frikë i thotë shoqeve dhe shokëve te saj! Ai jo vetem juve por edhe femijet e gjithe botes i mbron nga te kqinjt!”– shkruan Mariana.