SPAK regjistron kallëzimin e PD-së për Ramën, deputetët dhe kryebashkiakët e PS, caktohet prokurori

SPAK regjistron kallëzimin e PD-së për Ramën, deputetët

Prokuroria e Posaçme  ka regjistruar kallëzimin e bërë nga Partia Demokratike dy ditë më parë ku akuzonte drejtuesit  më të lartë të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe  disa ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.

Kallëzimi i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi është regjistruar nga Prokuroria e Posaçme dhe është caktuar një prokuror i cili do të vlerësojë brenda afatit 15 ditor, nëse personat e kallëzuar kanë konsumuar elemente të veprës penale.

Lexo edhe:

Rama në Turqi, PD e padit në SPAK atë dhe 15 ministra, kryebashkiakë e deputetë

PD i ka kallëzuar të gjithë për 2 vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Disa nga shembujt e sjellë janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukut, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj në aktivitete që kanë të bëjnë, kryesisht, me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikateve të legalizimit apo investimeve të tjera publike.

Të paditurit

•      Edi Rama, Kryeministër

•      Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë

•      Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;

•      Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

•      Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

•      Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;

•      Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;

•      Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;

•      Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;

•      Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;

•      Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;

•      Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;

•      Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

•      Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;

•      Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë

•      Çdo person i paidentifikuar deri më tani nga ana jonë, por që me veprime konkrete rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale.

Lexo edhe:

Shpërndan certifikata pronësie si “dhuratë” për Vit të Ri/ Deputeti i PS shkel vendimin, reagon KQZ

/a.r,OraNews

Vendi Lajme SPAK Politikë Lajmi i fundit fushate PD deputete Aktualitet kqz kallezimi

EMISIONET