Si në gjithë botën, edhe në Maqedoninë e Veriut ka nisur një debat i nxehtë në popullatë pro dhe kundër vaksinimit.

Për më pak se 48 orë, 1,658 lexues iu përgjigjën mini-sondazhit të botuar nga redaksia e MKD.mk, e cila i referohet pyetjes nëse ata do të vaksinohen kundër Covid-19.

49% e lexuesve iu përgjigjën po kësaj pyetjeje (809 vota), 41% iu përgjigjën negativisht (680 vota), dhe 10% u përgjigjën “Nuk e di”, dmth 169 lexues nuk kanë një mendim për këtë pyetje.

Shpallja e sondazhit në faqen zyrtare në Facebook të portalit  nxiti një debat të nxehtë, me kritika, por edhe me mbështetjen e madhe dhe përshëndetjet për njoftimin se në fillim të vitit të ardhshëm, vaksina kundër Covid-19 do të jetë në dispozicion në Maqedoni.

Portali ka veçuar disa nga komentet pas publikimit tësondazhit. Një nga ndjekësit thotë se “do të ishte një tragjedi për njerëzit nëse nuk pranojmë të vaksinohen”.

Një tjetër komentues thotë se “vaksina nuk është testuar tek fëmijët, gratë shtatzëna, njerëz me sëmundje kronike, njerëz nën terapi … dhe kjo “ka efekte anësore dhe nuk keni pse të përdorni trupin tuaj për të pranuar këtë lloj trajtimi”.

Disa nga ndjekës të tjerë komentojnë se për çdo vaksinë, për çdo ilaç, ekziston rreziku i efekteve anësore, por në të njëjtën kohë shumë sëmundje çrrënjosen me vaksinim. 

Disa thonë se duan  do të vaksinohen, por pyesin nëse do të munden.

Të tjerët thonë jo sepse ata tashmë e kanë marrë virusin.

“Ne kemi jetuar me pandeminë e kësaj sëmundje ngjitëse për gati 10 muaj. Meqenëse jemi larg imunitetit të dëshiruar natyror të tufës, shpëtimi i vetëm duket të jetë vaksinimi” thotë një tjetër.