Mbërrijnë sot në Rinas edhe 208 mijë vaksina kundër Covid 19

Mbërrijnë sot në Rinas edhe 208 mijë vaksina kundër

208 mijë vaksina të tjera kundër Covid 19 do të zbresin pas pak orësh në Rinas. Lajmin e ka bërë me dije në një postim në facebook, kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme mbërritën në vendin tonë 50 mijë doza të tjera vaksina nga “AstraZeneca”.

Vaksinat janë pritur në Rinas nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ai i Rindërtimit Arben Ahmetaj.

Manastirliu njoftoi se do të vaksinohet edhe punonjësit e transportit publik, duke nisur nga punonjësit e transportit ajror.

"Situata paraqitet e kontrolluar dhe duhet të kemi vigjilencë. Drita në fund të tunelit është më e qartë se kurrë më parë. Falë ndihmës së miqve tanë, do ia dalim të jemi në normalitet”, deklaroi Manastirliu

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë kryer 324,850 vaksinime.

Vendi Shendetësi Lajme vaksina anticovid fushata e vaksinimit

EMISIONET