Sulmuesi do  të jëtë i gatshëm për sfidën më Atalantën. Sulmuesi kilian Mbappe do të luajë përballë Atalantës në ndeshjen e parë cerekfinale që PSG  do të këtë në Champiouns Ligue. Lojtari mendohëj së do ta humbiste këtë ndeshje për shkak të dëmtimit që pësoi në finalën e kupës së Francës , por prestigjozja franceze L’Equipe raporton të kundërtën.

U tha së kiliani Mbappe mund ta humbiste ndeshjen e parë cerekfinale që Paris Saint Germain do të luaj përballë Atalantës, por gjëndja e lojtarit ka ndryshuar dhe gjasat janë të mëdha që ai të zbrësë në fushën e blertë. Kampioni i botës pësoi një dëmtim në kycin ë këmbës , gjatë finales së kupës së Francës klubi raportoi së do t’i duhej të paktën 3 javë kohë për tu rikuperuar . Megjithatë  prestigjozja franceze L’Equipe bën më dije se sulmuesi nuk do të mungojë në këtë sfidë. 22 vjecari i është nështruar fizioterapisë intensive që do të vijojë edhe në ditët në vazhdim në mënyrë që të jetë i gatshëm për kampionët e Francës në përballjen e datës 12 gusht . Një lajm i mirë ky për ekipin e Parc De Prince , që aspiron t’i shkojë deri në fund rrugëtimit të Championsit. Kompeticioni më elitar i klubeve të futbollit në Europë mbetet objektivi  më i madh i momentit edhe për bomberin e talentuar , pasi ky është i vetmi trofe që nuk ka mundur të fitojë me PSG-në edhe  pse në një moshë krejt të re. Kujtojmë së Mbappe ka mundur të ndihmojë klubin parizien  më 30 gola përgjatë këtij sezoni, në të gjitha kompeticionet.