Policia ka vijuar me aksionin për respektimin e masave anticovid, ndërkohë që në 24 orët e fundit janë gjobitur 626 qytetarë për mosmbajtjen e maskës.

Sakaq edhe 6 administratorë lokalesh janë ndërshkuar me masën administrative, pasi efektivët kanë konstatuar që në ambientet e brendshme kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.

7 qytetarë janë shoqëruar në komisariat pasi kanë refuzuar të tregojnë kartën e ID, teksa janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Sakaq numri i gjobave ka qenë i lartë edhe ditën e djeshme me plot 619 të tilla.

LEXO EDHE: Maskat penalizojnë 626 qytetarë, ndërshkohen edhe 6 administratorë lokalesh për thyerje të masave anticovid