Maskat me detyrim/ Qytetarët i mbajnë në mënyrë të gabuar

Maskat me detyrim/ Qytetarët i mbajnë në mënyrë të

Tri ditë pas hyrjes në fuqi të urdhërit për mbajtjen e maskave me detyrim jashtë shtëpisë, qytetarët duket se po e vendosin maskën dhe po e mbajnë atë në mënyrë të gabuar thjesht për të shmangur gjobat.

Përmes një videoje, Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertë të kësaj fushe tregojnë mënyrën e duhur për vendosjen e maskës.

Maska duhet të mbulojë gojën e hundën gjatë gjithë kohës.

Megjithatë, qytetarët lëvizin duke e mbajtur maskën në mjekërr duke zbuluar hundën ose gojën duke e ndrequr pozicionin e saj vetëm kur përballen me policinë.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë ka raportuar javën e fundit rritje të infektimeve por edhe të shtrimeve në spitale të cilat janë duke ezauruar kapacitetet e fundit për shtrimin e pacientëve.

Në spitalin infektiv dhe të "Shefqet Ndroqi" 1/4 e kapacitetit është e lirë

Skenari më i keq për të cilin është përgatitur qeveria është plotësimi i 1600 shtretërve në spitalet Covid dhe ato rajonale.

Vendi Shendetësi Lajme maske gjobe qytetare

EMISIONET