Maska me detyrim/ Thirrja e fortë e Kryemadhit: Qytetarët t'i kundërpërgjigjen çdo polici që i ndalon. Unë s'do ta mbaj

Maska me detyrim/ Thirrja e fortë e Kryemadhit: Qytetarët t'i

Në një interivstë për gazetaren Beti Njuma në RTV Ora, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Sipas saj, asnjë qytetar nuk duhet ti bindet këtij urdhëri qesharak, ndërsa shtoi se, as ajo vetë nuk do e respektojë.

Beti Njuma: Znj. Kryemadhi, duke filluar nga dita e enjte qeveria ka vendosur që të gjithë pa përjashtim do duhet të mbajmë maska kudo, përveçse kur jemi në shtëpi, përndryshe do të gjobitemi. Ju personalisht a do ta mbani maskën?

Monika Kryemadhi: Ky zotëria na thotë po ece në rrugë duhet të jesh me maskë, ndërsa po hyre 100 veta në lokal, mos mbani maskë. Dakord që ky po na nxirrka një modë të re të vendosjes së maskës në çdo ambient përveçse në shtëpi, a e ka bërë llogari ky njeri se sa do t’u kushtojë xhepave të shqiptarëve kjo maska? Maska më e lirë është 700 lekë. Apo ka nevojë ky që të bëjë një tjetër koncesion për këto maskat në mënyrë që t’u garantojë shitjen.

Unë personalisht nuk do ta mbaj maskën dhe u bëj thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë që mos ta mbajnë atë, përveçse aty ku është e domosdoshme për ta mbajtur.

Nuk besoj që Edi Rama ka kaq shumë problem shëndetin e shqiptarëve, sepse po të kishte këtë problem, gjënë e parë që do kishin bërë do të ishte anulimi i koncesionit të shëndetësisë. Sa shqiptarë kanë bërë check-up? Por deri tani kanë kaluar 30 milionë euro te koncesionarët.

Këta njerëz që kanë grabitur pushtetin nuk meritojnë gjë tjetër veçse, jo vetëm që nuk duhet përdorur maska, por duhet dalë në rrugë.

Beti Njuma: Nëse nuk e mbani maskën rrezikoni të gjobiteni nga Policia Bashkiake apo Policia e Shtetit…

Monika Kryemadhi: Po le të guxojnë dhe unë do t’u bëj thirrje çdo qytetari që do ta ndalojë çdo polic, qoftë i Edi Ramës qoftë i Erion Veliajt, t’i kundërpërgjigjet, sepse vetë policët të parët nuk do të kenë lekë për të blerë maska.

A kishin maska policët që morën pjesë në shembjen e teatrit.

Kur specialisti del dhe thotë mos e mbani maskën në rrugë, del ky që nxorri anijet luftarake dhe tanket në rrugë për të vrarë virusin... Këto janë qesharake që acarojnë publikun por nganjëherë revolta vjen nga kjo që, këta injorantë, që u kemi dhënë pushtetin, nuk duhet mbajtur maska por duhet të dalë në rrugë.

Sipas Kryemadhit, Rama e tregoi trimërinë e tij kur ndaloi faljen e Bajramit dhe pa përgjigjen e qytetarëve.

Lexo dhe:

Kryemadhi: Frika Ramës për Metën është shtuar, Presidenti s’po bën opozitë po mbron Kushtetutën

“Duke nisur me Vlahutin…”, Kryemadhi: “Sekti i Rilindjes” brenda KE dezinformon zyrarët në Bruksel

Gjobë për maskën, Kryemadhi: Perversitete të Edi Ramës, do ti falë para zgjedhjeve

Përplasja Kryeministër-President, Kryemadhi: Lista e dështimeve të Ramës më e madhe se e votuesve, Meta vizionar

Vendi Edi Rama Lajme maska rtv ora monika kryemadhi Politikë

EMISIONET