Policia ka arrestuar një 49 vjeçare të identifikuar si Adelina Haxhiraj nën akuzën se hiqej si investitore dhe i merrte shuma të konsiderueshme shtetasve të ndryshëm 

Kjo shtetase në rolin e investitores iu ka marrë shuma të konsiderueshme rreth 200 milion lekë të vjetra shtetasve të ndryshëm duke iu premtuar si klering/ndërrim apartamente, njësi shërbimi, hekur në funksion të ndërtimeve të pallateve apo pajisje me gabina elektrike të tensionit të lartë në funksion të pallateve. Policia ka njoftuar se 49-vjeçarja e ndaluar është me  precedent të mëparshëm penal për veprën penale “Mashtrimi”.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Investitori” nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë