“Mashtrim dhe alibi”, Bylykbashi: Ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut nuk prekin koalicionet

“Mashtrim dhe alibi”, Bylykbashi: Ndryshimet kushtetuese të 30

Propozimet e PS-së për koalicionet dhe listat e hapura sipas përfaqësuesit të opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, bien në kundërshtim me vetë ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës që u bënë me 30 korrik.

Demokratët e cilësojnë të papranueshme që kandidatët ti propozojë koalicioni siç kërkon PS dhe jo subjektet politike.

Bylykbashi: Propozimi i PS është haptazi në kundërshtim me ndryshimin e 30 korrikut sepse Kushtetuta pas 30 korrikut nuk lejon më që një koalicion të propozojë kandidatë. Propozimi që bën PS i jep të drejtë koalicionit të propozojë kandidatë. Konflikti është i pastër me nenin kushtetues, kanë dashur të vënë vetullat dhe kanë nxjerrë sytë.

Ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, thotë Bylykbashi, nuk ndryshojnë formulën e koalicioneve.

Deklaratat e kolegut socialist, Damian Gjiiknuri, ai i quan alibi.

Bylykbashi: Kjo është gënjeshtra e përfaqësuesit të PS. Kushtetuta nuk përcakton asnjë lloj forme koalicioni, Kushtetuta lejon vetëm koalicion. Por një formë të veçantë nuk e përcakton dhe nuk e ka përcaktuar kurrë, aq më pak përcakton atë që ka propozuar PS, koalicion me listë unike apo listë të përbashkët, ku kandidatët e të gjitha partive futen në një listë të vetme duke u bërë një mish-mash kandidaturash.

Ish-deputeti demokrat sqaroi draftin e fundit të opozitës jashtëparlamentare ndërsa tha që kjo mundëson atë që shqiptarët po kërkojnë, hapjen 100% të listave.

Bylykbashi: Në draft kuptohet fare qartë sesi mundet të bashkëjetojnë pa asnjë problem të dy formulimet, listë e hapur dhe koalicioni me formën aktuale.

Nisjen e diskutimit në Komisionin e Ligjeve për ndryshimin e  kodit zgjedhor dhe parashikimin që të votohet në seancë në fund të muajit, Bylykbashi e cilësoi në shkelje të procedurës parlamentare.
Sipas tij një ligj që kërkon shumicë të cilësuar nuk mund ti nënshtrohet procedurës së përshpejtuar.

Vendi Lajme Politikë KODI I RI ZGJEDHOR koalicionet parazgjedhore oerd bylykbashi

EMISIONET