Masat kufizuese në Britani/ Shpërthejnë protestat e dhunshme

Britania është përfshirë sot nga protesta kundër masave kufizuese në lidhje me Covid-19, ku rreth 15 000 mijë veta kanë dalë në një tubim në sheshin Trafalgar.

Të pranishmit hoqën maskat ndërsa kishin mbushur sheshin këtë pasdite, pavarësisht se Policia Metropolitane u bënte thirrje njerëzve që të ruanin distancën për shkak të Covid-19.

Në këtë tubim ishte edhe vëllai i Jeremy Corbyn, i cili në zgjedhjet e fundit ishte kandidat për kryeministër përballë Boris Johnson.

Në protestë gjithashtu ishte edhe David Icke i cili ka bërë një seri pretendimesh që lidhin teknologjinë Covid-19 me rrjetin 5G.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet "A është kjo liri", 'fundi i rregullave të çmendura' apo edhe 'ne do të fitojmë'.

Në një moment kanë filluar edhe përplasjet fizike midis protestuesve dhe policisë, ku ka pasur edhe persona të gjakosur.

Bota Lajme Covid-19 SHBA protesta Europa

EMISIONET