Masat anticovid neglizhohen në Vlorë, protokollet zbatohen vetëm brenda institucioneve

Masat anticovid neglizhohen në Vlorë, protokollet zbatohen vetëm

Protokolli kundër përhapjes së koronavirusit po neglizhohen masivisht nga qytetarët në Vlorë. Maskat përdoren vetem brenda instucioneve që kanë kushtëzuar shërbimin.

Vetëm kushtëzimi i shërbimeve po i detyron qytetarët e Vlorës që të mbajnë maska kundër përhapjes së koronavirusit.

Jashtë zyrave shtetërore masat shkelen masivisht. Qytetarët rrinë në radhë por maskat i mbajnë në dorë.

Në rrugë, tregje e bare habia është të gjesh dikë të kujdesshëm.

"Në bare e restorante, maska jo, doreza jo distancim nuk ka".

Qytetarët pranojnë se në masë janë bërë neglizhentë, pavarësisht se numri i të prekurve në Vlorë me koronavirus po rritet.

Edhe sezoni turistik po zhvillohet mes pandemisë. Por të evidentosh respektimin e masave anti kovid është mission i pamundur.

Ata që kanë ardhur për pushime nga vendet e BE, ngrenë alarmin për mungesën e kulturës në respektimin e masave.

"Kjo varet vetëm nga ne. Kemi mungesë të respektit të shëndetit tonë".

Sipas Ministri i Shëndetësisë në qarkun e Vlorës janë 116 raste aktive me koronavirus, por kjo nuk po jep efekt në ndërgjegësimin e qytetarëve se lufta me armikun e padukshëm nuk ka përfunduar

Vendi koronavirusi ne shqiperi Kronike vlore te infektuar masat anticovid tregje

EMISIONET