Policia e Shtetit vazhdon ndëshkimet me gjobë për personat dhe subjektet që nuk kanë zbatuar masat anticovid.

Në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me masë administrative 431 qytetarë, pasi nuk i zbatuan këto masa. 

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 415 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. “- thuhet në njoftimin e policisë

Sakaq policia njofton se janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit dhe konstatuar 12 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Për secilin nga subjektet është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë” njofton policia