Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi mbrëmjen e djeshme një bllokim të ri kombëtar, duke pretenduar se 400.000 njerëz do të vdesin nga koronavirusi nëse vendi nuk bën asgjë për të kontrolluar valën e dytë që do të jetë më ‘më vdekjeprurëse se e para’.

Macron i quajti kufizimet e reja tronditëse, duke shtuar se nuk mund të lejojë të shikojë qindra mijëra qytetarë francezë të vdesin. Macron thotë se dyqanet jo thelbësore do të lejohen të hapen brenda 15 ditëve të ardhshme nëse situata përmirësohet.

“Virusi po përhapet në të gjithë Francën me një shpejtësi që as më pesimistët nuk e parashikuan. Si kudo tjetër në Evropë, ne jemi të mbingarkuar nga një valë e dytë që ndoshta do të jetë më e vështirë dhe vdekjeprurëse se e para. Nëse nuk do të bënim asgjë … brenda pak muajsh do të kishim të paktën 400.000 vdekje të tjera.”, tha Macron.

Deklarata e presidentit francez ngjason me atë të kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë karantinës në vend fliste për mijëra të vdekur e për mungesë vendesh për varrimin e tyre.