Një burrë është arrestuar si i dyshuar në lidhje me masakrën e grave dhe fëmijëve një vit më parë në Meksikë.

I arrestuari i identifikuar si Alfredo L. pikas në Ciudad Juares, një qytet në mes të kufirit amerikano-meksikan.

Policia ka zbuluar se ai ishte pjesë e një organizate kriminale, ndërkohë që një vit më parë masakroi tre gra dhe 6 fëmijë në një fshat të largët meksikan. Vktimat po udhëtonin me furgonë në momentin kur u sulmuesit hapën zjarr ndaj tyre në dy vende të ndryshme. Dy furgonët ishin rreth 10 milje larg njëra-tjetrës.

Autoritetet në atë kohë shtruan dyshimet se të përfshirë në këtë masakër ishin kartelet e drogës. Asnjë arrestim nuk u kthye përgjatë gjithë kësaj kohe, për mungesë informacionesh.

Alfredo L. akuzohet për vrasje dhe krim të organizuar.