Prokuroria federale ka arrestuar një person si të dyshuar kryesor për vrasjen e 9 anëtarëve të komunitetit Mormon në Meksikën Veriore një vit më parë.

Tre gra dhe 6 fëmijë po udhëtonin në shkretëtirën Sonoran në momentin që u vranë në një pritë.

Policia meksikane bëri me dije se i arrestuari, i identifikuar si Roberto N, ishte një ish-polic.

I njohur si “I heshturi”, ai dyshohet të jetë një udhëheqës i kartelit La Línea.
La Línea është pjesë e kartelit Juárez dhe merret me kontrabandë armësh dhe droge midis shtetit verior të Chihuahua dhe Shteteve të Bashkuara.

Sakaq viktimat ishin pjesë e familjes LeBarón, një komunitet i cili u shkëput nga kisha kryesore e Mormoneve dhe u vendos në Meksikë gati një shekull më parë.

Tre gratë dhe 14 fëmijët e tyre po udhëtonin në me një mjet midis shteteve të Sonorës dhe Chihuahua, kur furgoni i tyre u qëllua me armë në 4 nëntor të 2019. Tetë nga fëmijët arritën t’i mbijetojnë plumbave.

Në fillim ishte e paqartë pse familjet u sulmuan, por dyshohet se ata u gabuan nga La Línea si anëtarë të një karteli rival.