Masakra e Vlorës/ Apeli i Policisë angleze: Kujdes! Shqiptari i rrezikshëm ndodhet në Londër

Autoritetet në Britaninë e Madhe kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve për të gjetur dhe kapur një shqiptar, i cili akuzohet për disa vrasje në vendin tonë.

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për shtetasin Arjanit Kondi, i njohur edhe si Arjanit Kondaj, i cili akuzohet në Shqipëri për vrasjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve, ngjarja e ndodhur në Vlorë në 20 prill 2017.

Njëftimi është shpërndarë nga Interpol ndërsa Gjykata e Magjistraturës në Westminster ka lëshuar një urdhër-arresti për të.

Sipas dyshimeve të policisë, Kondi mund të jetë në Londër dhe ai ka lidhje me zonat Battersea, South Kensington dhe Croydon.

“Kushdo që e njeh atë ose di se ku është vendndodhja e tij kërkohet të kontaktojë policinë përmes numrit 101”, thuhet në apelin e autoriteteve britanike.

Sipas policisë, shqiptari është me rrezikshmëri të lartë ndaj dhe këshillojnë qytetarët të shmangin përballjen me të në çdo rast.

Arjanit Kondi

Ngjarja e njohur edhe si Masakra e Vlorës ndodhi mesnatën e 20 prillit 2017 në një lokal tallava tek “Uji i Ftohë” në Vlorë. Një konflikt mes dy grupeve përfundoi në të shtëna me armë. Eljaso Çela, Gani Tozaj dhe 37-vjeçari Aranit Kondi, u konfliktuan me Ergys Gjinoveshajn.

Në konflikt e sipër të rinjtë kanë nxjerrë armët dhe pasi kanë qëlluar njëri-tjetrin, ka mbetur i vrarë 33-vjeçari Gjinoveshaj. Nga të shtënat me armë u plagosën edhe Florian Hila, muzikant në lokalin konflikti, Arselon Llanaj, klient dhe Arta Luka klient në lokal.

Ndaj Arjanit Kondaj, Policia në Shqipëri ka bërë shpalljen në kërkim të tij si i dyshuar për veprën penale të “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 79 germa (ë) dhe 25 te Kodit Penal dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake“ të parashikuar nga neni 278/2 të Kodit penal.

/a.r, OraNews

Vendi Lajme Kronike Aktualitet arjanit kondaj masakra e vlores policia britani e madhe

EMISIONET