Teksa Meksika lufton me një normë rekord të vrasjeve pavarësisht nga zotimi i qeverisë për të ndaluar dhunën e bandave, ditën e sotme një masakër në një lokal në Guanajuato i mori jetën 11 personave.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit meksikan të Guanajuato tha se trupat e shtatë burrave dhe katër grave u gjetën në lokal në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin Jaral del Progreso.

Një grua tjetër u gjet me lëndime me armë zjarri, thanë autoritetet në një njoftim për shtyp.

Ndërkohë, policia vendase ka arrestuar deri tani 3 persona të dyshuar si pjesë e ekzekutorëve, raporton OraNews.

Guanajuato, është bërë një skenë e përsëritur e dhunës kriminale në Meksikë, e shkatërruar nga një luftë mes bandës lokale Santa Rosa de Lima dhe kartelit të fuqishëm Jalisco Neë Generation.

Në të njëjtin shtet, në korrik, persona të armatosur vranë 24 njerëz në një qendër rehabilitimi të drogës.