Zyra e Emigracionit në Policinë e Catanias në Itali ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili edhe pse kishte espuls që i ndalonte hyrjen, kishte mundur të futej në territorin italian.

29-vjeçari me iniciale F.A shkoi në polici për të kërkuar një leje qëndrimi pasi ishte martuar me një shtetase italiane. Por nga hetimet e kryera në bazat e të dhënave të përdorura nga Zyra e Emigracionit, u demaskua identiteti i vërtetë i shqiptarit, i cili në vitin 2019 ishte dëbuar nga territori italian nga Prefekti i Siracusas me shoqërim të detyruar në kufirin detar të Brindisit.

Pasi mbërriti në Shqipëri ai u njoh me një qytetare nga Catania me të cilin lidhi martesë.

Për të bërë të mundur futjen në Itali, shqiptari zgjodhi të marrë mbiemrin e gruas, një rast unik për Shqipërinë, shkruajnë mediat italiane, raporton Ora News.

Pasi ndryshoi mbiemrin dhe për këtë arsye të dhënat personale, shtetasi shqiptar mori një pasaportë të re nga Shqipëria.

Legjislacioni italian parashikon që askush nuk mund të hyjë përsëri në Itali derisa të kenë kaluar 5 vjet nga dëbimi i detyruar dhe pasi të ketë autorizim të veçantë nga Ministri i Brendshëm.