Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një nga çiftet më simpatikë të showbizit si në Shqipëri ashtu dhe në Turqi. Ata komentohen shpesh edhe për jetën e tyre luksoze.

Së fundmi ata kanë marrë një ofertë shumë të majmë për një reklamë nga një kompani e madhe dhe e njohur turke.

Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë rreth 3 milion lira turke (380 mijë euro) dhe nëse pjesë e reklamës do ishte edhe djali i tyre i vogël, kjo vlerë do ishte më e madhe, por mesa duket çifti nuk është tunduar nga kjo ofertë. Kjo na lë të nënkuptojmë se pjesëmarrja e tyre në një reklame është më e shtrenjtë se kaq.