Marrëveshja PD-LSI, Vokshi: Garanci për fitoren e 25 Prillit

Marrëveshja PD-LSI, Vokshi: Garanci për fitoren e 25 Prillit

Ish deputetja dhe drejtuesja politike e PD për njësitë 9 dhe 11 në Tiranë, Albana Vokshi ishte e ftuara e gazetares Matilda Mcini në Ora News.

Vokshi u ndal te Marrëveshja Paszgjedhore mes PD dhe LSI, e nënshkruar dje nga dy kryetarët Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, duke u shprehur se qëllimi i vetëm i saj është garantimi i fitores së zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Albana Vokshi: Në fakt, Partia Demokratike ka marrëveshje me të gjitha partitë e tjera, të cilat do të jenë pjesë e listës së PD-së. Pra, koalicion brenda një sigle e cila tashmë është bërë publike për të gjithë qytetarët shqiptarë. Ndërkohë dje u publikua edhe marrëveshja midis Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim dhe partisë LSI.

Është një marrëveshje me qëllimin e vetëm, garantimin e fitores së zgjedhjeve të 25 Prillit në mënyrë që në Shqipëri të fillojë ndryshimi. Qytetarëve, ne jemi çdo ditë në terren. Takojmë çdo ditë, çdo orë qytetarë. I takojmë në shtëpi, në rrugë, në lokale, u ka ardhur atje ku nuk mban më. Po u shtrëngohet gjithmonë e më shumë laku në fyt nga kjo keqqeverisje 8-vjeçare e Edi Ramës.

Marrëveshja mes PD-Aleanca për Ndryshim dhe LSI ka për qëllim fitoren e zgjedhjeve të 25 Prillit. Ka për qëllim që 25 Prilli të kthehet në datën e ndryshimit dhe të rinisjes të një historie shprese dhe përmbyshjes të të gjitha aspiratave të qytetarëve shqiptarë", u shpreh Vokshi.

Vokshi u ndal edhe tre pikat e marrëveshjes: "Janë 13 pika mbi të cilat ky bashkëpunim bazohet. Duke filluar me anëtarësimin e Shqipërisë në BE e duke vijuar më tej në shërimin e ekonomisë, rritjen e punësimit, arsimimin cilësor dhe të barabartë, në një shërbim cilësor e të barabartë për çdo qytetar, pavarësisht nëse ia mban xhepi apo jo e kështu me rradhë në të gjithë sektorët, në të gjitha fushat".

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për web Aurel Rakipllari

Vendi Lajme Ora News intervista Politikë Lajmi i fundit Aktualitet albana vokshi 25 prill matilda mcini Intervista në Ora News marrëveshja pd-lsi

EMISIONET