Gjatë intervistës së tij për RTV Ora, gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu nuk mund të komentonte marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe LSI, e firmosur nga dy krerët e tyre Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi më 1 mars.

Sipas moderatorit të “Opinion”, kjo marrëveshje e bën skenën politike në vend bipolare pasi shqiptarët do të kenë përballë vetëm dy alternativa: O do votojnë PS-në, o koalicionin e opozitës.

Besmira Pelushaj: Marrëveshja PD-LSI, çfarë vlere ka?

Blendi Fevziu: Ka vlerë për të treguar se Opozita është duke shkuar së bashku në zgjedhje. Pavarësisht se ka zgjedhur taktikisht të kandidojë me dy lista por praktikisht janë një. Që do të thotë, do të kenë me siguri një imapkt të përbashkët me listat, do të dalin me kandidatë të përbashkët në disa zona, siç janë zonat e vogla Kukësi, Gjirokastra ku është më e vështirë për LSI-në, dhe në zonat e tjera do të ruajnë identitetet e tyre.

Kjo marrëveshje është një paralajmërim dhe e çon skenën politike shqiptare në bipolare. O fiton Partia Socialiste, o fiton ky koalicion. Nuk ka më ndërmjetësime. Sepse nëse nuk do ta kishim këtë marrëveshje paraprake, të nënshkruar, do të kishim dy-tre lista të paktën që do të nxirrnin deputetët e tyre. Pra, do të ishte PS, PD dhe LSI dhe pastaj do shihnim kombinimet. Në këtë rast nuk ka më kombinime. Ka o ky koalicion, o Partia Socialiste në anën përballë.

Për kryeministrin Edi Rama, pas marrëveshjes së 1 Marsit qëndron dyshja Ilir Meta-Sali Berisha. Por për Blendi Fevziun nuk duket se presidenti ka ndonjë rol në këtë marrëveshje.

Besmira Pelushaj: Rolin e Ilir Metës në këtë marrëveshje si e shihni? Si atë të një ish kryetari partie politike, pjesë e kësaj marrëveshje, apo në rolin e presidentit?

Blendi Fevziu: Nuk e di që Meta të përfshihet. Natyrisht që Meta është i përfshirë në fushatë por mban qëndrimin e tij për të ruajtur parimet që i imponon Kushtetuta si President i Republikës. Por nga ana tjetër është përfshirë fort në fushatë. Në marrëveshje nuk di të ketë pasur ndonjë rol.

Lexo edhe:

“Debate dhe përballje programesh”, Fevziu zgjedh zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri

Intervistoi Besmira Pelushaj, përgatit për web Aurel Rakipllari