Marrëveshja në Uashington jo pozitive për Kosovën, Biberaj: Trump i duhej fotoja për fushatën, Serbia siguroi dalje në Adriatik

Marrëveshja në Uashington jo pozitive për Kosovën, Biberaj:

Ish-deputeti demokrat Aleksandër Biberaj nuk sheh asnjë përfitim të Kosovës në takimin e Uashingtonit.

Në gjykimin e tij të vetmit të fituar dolën Serbia dhe presidenti Trump.

Për Ora News, ai thotë se ky takim do të mund të konsiderohej i suksesshëm vetëm nëse do të kishte njohje reciproke.

Biberaj: Nuk kam pasur pritshmëri nga takimi i Uashingtonit, ishte një takim i përshpejtuar, i nxituar, nuk kishte një program dhe as axhendë. E kuptoj që presidentit Trump, Ambasadorit Grenell  dhe administratës amerikane u interesonte një foto e tillë e një takimi të tillë për fushatë elektorale. Nëse do të kishim njohjen reciproke si pjesë të marrëveshjes do të ishte një takim i suksesshëm dhe Kosova do të fitonte të drejtën e  saj dhe Serbia do të çlirohej nga makthi i Kosovës. Fakti që është hequr dorë nga pika 10 e marrëveshje që ka qenë në draft përbën një zhvillim jo pozitiv për Kosovën. Pjesa tjetër është pjesë e marrëveshjeve komerciale që mund të nënshkruheshin në Uashington, Bruksel, Beograd, Prishtinë.

Si njohës i mirë i çështjeve diplomatike, ai thotë se  Serbia e di shumë mirë që Kosovën e ka të humbur por gjatë gjithë këtyre viteve janë përpjekur të fitojnë terren duke pasur parasysh mangësitë e diplomacisë si në Kosovë dhe Tiranë.

Biberaj: Nuk e quajt normale që sot pas 21 viteve nga Lufta në Kosovë ku serbët kanë kryer masakra nga më të tmerrshmet të ulemi në një tryezë të tillë bisedimesh dhe të kemi një marrëveshje që anon më shumë nga Serbia. Ka qenë një gabim taktik i delegacionit heqja dorë.Kryefjala duhet të ishte njohja reciproke.

Për Biberaj nga takimi i fundit,  Serbia ka fituar terren sepse do të marrë pjesë në shfrytëzimin e Ujmanit, si dhe i krijohet mundësi për dalje në Adriatik.

Biberaj: Atë që nuk e kanë arritur për shekuj me luftra dhe me gjak me shqiptarët po e arrijnë me një marrëveshje. Duke njohur diplomacinë serbe ai dokument më shumë duket se është përgatitur në Serbi sesa në Prishtinë apo Uashington, qoftë edhe minishengeni. Është ide për krijimin e Serbisë së Madhe.Koha do të tregojë shumë gjëra por është një ide serbe dhe jo amerikane.

Intervista në studio me gazetaren Siklajda Shorja, përgatiti për online Besjana Kuçana

Vendi Rajoni Lajme Politikë Kosovë aleksander biberaj marreveshja kosove-serbi

EMISIONET