Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizaj i ftuar në emisionin “Ditë e Re” ka folur në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë.

Idrizaj ka thënë se dërgimi i diskutimeve deri në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë është një lojë tinzare mes Ramës dhe homologut të tij gre, Mitsokaqit.

Idrizaj: Është një lojë tinzare jo produktive për Shqipërinë dje sigurisht që paralajmëron një akordë mes Greqisë dhe Shqipërisë mes Ramës dhe Mitsokaqit. Është gjëja që nuk i duhet Shqipërisë dhe nuk dueht ta pranojë, më lejoni t’ju shpegoj përse.

Kush e ka parasysh historinë e marrëdhënies për detin, asnjëherë nuk kanë sqaruar opinionin se çfarë është marrëveshja, për çfarë kemi mosmarrëveshje dhe çfarë duhet të ndajmë me Greqinë? Ujërat territoriale, ujërta e brendshëm, shelfin kontinental apo çfarë?

Këtu ka nisur edhe e gjithë odiseja e interesave kombëtare në marrëdhënien me Greqinë. Në 2007 Greqia iu drejtua Shqipërisë , kur në zonën e detit Jon u detektua që ka rezerva të mëdha nafte dhe gazi, duke i kërkuar ndarjen e zonës ekonomike dhe shelfit kontinental.

Pas ujërave territoriale vjen zona ekonomike, pjesa e detit dhe nën të është shelfi kontinental. Çuditshëm Shqipëria pranoi të diskutojë jo vetëm për zonën ndërkontinentale, por edhe për ujërat territoriale.

Dje gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias u bë e ditur që Shqipëria dhe Greqia kanë vendosur që diskutimet për marrëveshjen mes dy shteteve ta dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.