Marrëveshja e paqes: Emiratet heqin bojkotin ndaj Izraelit, lejojnë marrëveshjet ekonomike

Marrëveshja e paqes:  Emiratet heqin bojkotin ndaj Izraelit, lejojnë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka lëshuar një dekret që anulon një ligj të mëhershëm mbi bojkotimin e Izraelit dhe moslejimin e marrëveshjeve tregtare dhe financiare midis dy vendeve.

Lajmin e bën të ditur agjencia zyrtare e lajmeve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vendimi synon "të mbështesë bashkëpunimin për të arritur vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe", citon agjencia.

Njoftimi vjen ndërsa planifikohet një fluturim direkt nga Tel Avivi në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe Abu Dhabi. Po ashtu Një delegacion izraelit dhe ndihmës të lartë të Presidentit të SHBA Donald Trump, mes tyre dhe këshilltari i lartë Xherad Kushner, pritet të mbërrijnë në Abu Dabi më 31 gusht.

Marrëveshja Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe do të paraprihet nga negociata mbi detaje të tilla si hapja e ambasadave, tregtia dhe linjat e udhëtimit.

Më herët, kreu i zyrës Ovale, Donald Trump ka shpërndarë marrëveshjen e arritur mes tij, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Princi i Kurorës së Abu Dhabi Mohammed bin Zayed, duke e theksuar se kjo ishte një marrëveshje historike e cila do të rrisë paqen në rajonin e Lindjes së Mesme.

Bota Lajme izrael emiratet e bashkuara arabe marreveshja e paqes

EMISIONET