Pak ditë pas vizitës së Minstrit të Jashtëm grek Dendias, doli një shkrim në mediat greke për një letër të përbashkët të hartuar nga qeveria greke me atë shqiptare, ku përgënjeshtrojnë kryeministrin Rama, i cili që pas muajit gusht ka deklaruar disa herë se nuk ka pasur negociata me Greqinë që prej vitit 2018, dhe aq më pak një marrëveshje që i siguron Greqisë shtrirje deri në 12 milje.

Ndërkohë qendra në Shqipëri e Lëvizjes Vetëvendosje ka depozituar sot ato që ajo i quan pazare dhe marrëveshje të fshehtë për detin Jon. Për këtë rrezik të sovranitetit  të Shqipërisë, që i zbuloi gazeta greke “Prothothema”, ishte i ftuar në studion e RTV Ora, përballë gazetares Beti Njuma, anëtari i kryesisë së kësaj partie, Elvis Hoxha. Ai hodhi akuza të rënda mbi qeverinë, duke thënë se po bëjnë gjëra të errëta në kurriz të popullit.

Hoxha: Ne kemi 3 linja, të cilat po zhvillohen në një koherencë perfekte. Është Zaed Nisa, që zëvendësoi menjëherë shkëmbimin e territoreve, ku Rama ishte aktor kryesor. Është Mini-Shengeni, ku Rama është aktor kryesor. Dhe është dhënia e territoreve Greqisë, ku Rama është aktor kryesor. Në të gjithë rastet ne kemi të bëjmë me marrëveshje të fshehtë. Domethënë populli shqiptar dhe ai i Kosovës nuk di asnjë gjë ç’bëhet në emër të tij. Ama liderët e dinë. Domethënë kur japim ne toka, këta synojnë të bëjnë një krim të madh, sepse dinë një gjë.

Evropa do thotë këta janë stabilizues të mëdhenj, sepse këta interesat e shtetit të tyre i kanë me qeder, domethënë mund t’i japin. Kështu që Shqipëria nuk është ndonjë faktor destabilizues, nuk ka personalitet, nuk ka subjektivitet politik, është qenie e urtë, një popull i urtë, mund tiu bësh ç’të duash, nuk ka problem. Dhe këta dinë një sekret tjetër, që ne menjëherë, këtë tradhëti kombëtare do ta shënojmë në histori. Do ta mësojnë për 50 vjet. Por do ketë humbur, kjo s’ka rëndësi. Ne do ta mësojmë 50 vjet. Pra gjithmonë krimi këtu kryhet, mësohet dhe pastaj kryhet prapë.

Shqipëria nga ana tjetër është e vetmja që po vrapon të shkojë në Gjykatën Ndërmkombëtare të Hagës. Gazeta “Protothema” shkruan gjithashtu se marrëveshja me Shqipërinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen për caktimin e zonave detare nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është një sukses më i madh sesa marrëveshja mes Greqisë dhe Italisë apo Greqisë me Egjiptin për përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike. A duhet ta refuzojë Shqipëria ta refuzojë Gjykatën, edhe për këtë anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Evis Hoxha, ka një përgjigje.

Hoxha:Shqipëria i ka të gjitha instancat nominale të refuzimit. Edhe veprimet nominale. Çështja është që nuk i vë në lojë. Sepse e vetmja gjë që fabrikon Rama me propagandën e tij, që është propagandë e dhunës, ju i dini të gjithë fjalët që i sjell nga kuzhina, tepsi, kazan e kështu me radhë, akuzon njerëzit për injorancë. Ky është kryeministri që vazhdon në linjën, populli është injorant, unë jam më i zgjuari. Prandaj jam këtu. Dhe nga kjo pozitë i vdes të gjitha inteligjencat. Ka detyruar pjesën më të madhe të largohet. Ne nuk bëjmë dot as referendum, sepse nuk plotësohet numri popullor. Edhe këtë e kemi vdekur, një nga themelet kyç të demokracisë.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online, E.T