Marrëveshja detare, zëdhënësi i Presidentit kthehet Ramës: O tyç gënjeshtar, Meta ka qenë në opozitë

Marrëveshja detare, zëdhënësi i Presidentit kthehet

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit akuzoi Kreun e Shtetit se ka firmosur marrëveshjen detare me Greqinë.

Blushi ka shkruar se Rama është një mashtrues ordiner, teksa bën të qartë se marrëveshja është firmosur më 27 prill të 2009, kohë kur Meta ka qenë opozitar.

"Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.

Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.

O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.

Mashtrimi është vesi i tij!

Vesi del me shpirtin!", ka shkruar zëdhënësi i Metës.

https://www.facebook.com/803702759/posts/10158734022367760/

Vendi Edi Rama Lajme ilir meta tedi blushi Aktualitet marreveshja e detit me greqine

EMISIONET