Marrëdhënie seksuale me të mitur dhe keqtrajtim, dy të arrestuar në Fier

Marrëdhënie seksuale me të mitur dhe keqtrajtim, dy të

Policia e Fierit ka ndaluar dy persona të shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale dhe keqtrajtim të të miturve.

Në pranga ka rënë M. S., 21 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 3 nëntor 2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Gjithashtu u ndalua A. M., 46 vjeç, banues në Ballsh.

Kapja e  këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 9 tetor 2020, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vendi Lajme fier arrestim Kronike

EMISIONET