Marrëdhënia me Erdogan/ Milo: Elemente të forta personale; Dudushi: Kjo është qasja e Ramës

Marrëdhënia me Erdogan/ Milo: Elemente të forta personale;

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Turqi dhe pritja pompoze që i rezervoi presidenti Recep Tayyip Erdogan  ishte pjesë e diskutimit në puntatën e sotme të “Politik On” në RTV Ora.

Sipas Paskal Milos, në marrëdhëniet Rama-Erdogan ma elemente shumë të forta personale, ndërsa sipas gazetarit Alban Dudushi, kjo është qasja e kryeministrit shqiptar lidhur me marrëdhëniet me liderët e huaj.

Paskal Milo: Nga 2013 deri tani, unë e kam ndjekur për arsye të punës, ka elemente shumë të forta personale. Nuk ka patur në shtetin shqiptar, të personaliteteve politike shqiptare me Turqinë. Të gjithë kanë qenë për marrëdhënie shumë të mira me Turqinë por fakti që personalizohet kaq shumë marrëdhënia me Turqinë.

Alban Dudushi: Një ndërhyrje për çështjen e marrëdhënieve personale.  Natyrisht, të gjithë kanë veçoritë e tyre në mënyrën si bëjnë politikë të jashtme. Flas për kryeministra apo ministra të jashtëm. Rama një marrëdhënie ndërpersonale ka patur me Merkelin, me Renzin kur ishte kryeministër i Italisë, me Conte më pak tani. Me Macron gjithashtu. Unë po them qasjen që ka Rama. Qasja e tij është gjithmonë personale.

Paskal Milo: Nuk është gjë e keqe. Se do bëjmë pak debat tani këtu. Nuk është gjë e keqe dhe është e njohur në marrëdhëniet ndërkombëtare që kryetarët e shteteve apo edhe të qeverive krijojnë raporte të tilla me njëri-tjetrin, personale për të ndikuar për mirë në marrëdhëniet mes shteteve. Kjo është praktikë dhe përvojë që njihet. Por kapërcimi i saj, tejkalimi i saj, kthimi i saj në një qëllim në vetvete.

Alban Dudushi: E ka kapërcyer apo jo, kjo është pyetja?

Paskal Milo: Absolutisht e ka kapërcyer. Por nuk mund të vihet shenja e barazimit për marrëdhëniet e Ramës me Erdoganin me kancelaren Merkel apo me presidentin Macron.

Vendi Lajme rtv ora Politikë Lajmi i fundit marredheniet Aktualitet rama-erdogan Politik On alban dudushi paskal milo

EMISIONET