Mario Draghi betohet si kryeministër i ri i Italisë

Mario Draghi betohet si kryeministër i ri i Italisë

Mario Draghi është kryeministri i ri i Italisë, i treti në harkun e më pak se tri viteve të përfshira nga krizat.

73-vjeçari do të drejtojë një ekip qeveritar të përbërë nga 23 ministra teknikë dhe veteranë politikë, mes tyre një e treta, gra.

Përfaqësimi në qeveri është ndarë sipas peshës politike, me "Lëvizjen 5 Yjet" që mban dikasteret më të shumta, ndjekur nga Partia Demokratike, ish-opozitarët e Matteo Salvinit dhe Silvio Berluskonit, dhe partitë e vogla.

Ekonomisti Draghi dhe ministrat e tij u zotuan të shtunën para presidentit, Sergio Matarela, se do i qëndrojnë besnikë Kushtetutës dhe detyrës për interesa të kombit.

Urgjenca më e madhe që përball Italia është përballja me pandeminë e koronavirusit që ka vrarë mbi 90 mijë italianë.

Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane ka thënë se do i plotësojë shpejt boshllëqet e lëna nga paraardhësit.

Me këtë rast, ai iu drejtua në mesditë kryeministrisë, për marrjen simbolike të mandatit nga ish-kryeministri, Giuseppe Konte.

Ishte ky i fundit që u bë shkak për krizën politike në janar, krizë e cila kërkoi disa javë konsulta për t'u zgjidhur.

Shkaku i vërtetë, ndërkohë, ishte largimi nga koalicioni i ish-kryeministrit Mateo Renxi, i cili rikthehet me një ministri.

Javën e ardhshme, qeveria e re do i nënshtrohet votëbesimit të parlamentit, edhe pse ky pritet thjesht si formalitet pasi Draghi dhe ekipi i tij kanë besimin e spektrit të gjerë politik.

Bota Lajme itali kryeminister mario draghi

EMISIONET