Milan-Roma është ndeshja që mbyll javën e pestë në Serie A.

Sfida e orës 20:45 ve përballë Kuqezinjtë kryesues dhe Romën e Marash Kumbullës, dy ekipe që vijnë nga dy fitore të rëndësishme në Europa League.

Milani rigjen Çalhanoglun të rikuperuar, ndërsa Roma nuk do të ketë shërbimet e Peres.

Formacionet e mundshme:

MILAN (4-2-3-1): G.Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic. Tr: Pioli.

ROMA (3-4-2-1): Mirante; Mancini, Ibanez, Kumbulla; Santon, Veretout, Lo.Pellegrini, Spinazzola; Pedro, Mkhitaryan; Dzeko. Tr.: Fonseca.

ARBITËR: Giacomelli