Maqedonia e Veriut regjistroi të martën 9 viktima nga COVID-19, 580 raste të reja pozitive dhe 572 raste të të shëruarve.

Rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 2,431 mostrave në 24 orët e fundit.

Numri i personave që trajtohen në spital me koronavirus aktualisht është mbi 900.

Autoritetet kanë thënë se institucionet shëndetësore kanë vende të lira edhe për më shumë se 500 persona, por kanë bërë thirrje që te respektohen masat mbrojtëse.

Maqedonia e Veriut ka konfirmuar gjithsej 84,709 raste me koronavirus.

Prej tyre, 2,559 pacientë kanë humbur jetën dhe 64,104 janë shëruar.

Raste aktive aktualisht janë 18,046.