Ditën e djeshme, Maqedonia e Veriut shënoi një shifër rekord të infektuarish me COVID-19.

Për pasojë, shtetit i është dashur të ndryshojë masat, duke ndërhyrë edhe në ligjin për sëmundjet infektive.

Se përse ky vend përfundoi në një situatë të tillë, e sqaron në studion e Ora News, përballë gazetares Matilda Mcini, shefi i ISHP-së për Maqedoninë e Veriut, Shaban Mehmeti.


Mehmeti: Nga mesi i shtatorit deri në momentin që po flasim kemi një rritje të konsiderueshme të rasteve të infektuara me COVID-19. Kjo rritje ka ardhur kryesisht nga mosrespektimi i masave të vëna nga autoritetet shterërore të shëndetit.

Nga mosrespektimi i shumë vlerëimeve të dhan nga këto institucione. Mosbajtja e maskës. Mosmbajtja e distancës sociale. Apo moslarja e duarve, pra higjiena, si një nga mënyrat më të mira për të mbajtur larg COVID-19. Komisioni i sëmundjeve ngjitëse, si një komision këshilldhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, i ka rekomanduar qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të mos punojnë lokalet hotelerike, kafenetë, ky është një rekomandim i parë, pasi shumë njerëz, tashmë edhe për shkak të stinës, grumbullohen në vende të tilla.

Në anketat e bëra, shkaku kryesor është transporti publik dhe kafenetë.
Nga ana tjetër, nëse qytetarët do të vazhdojnë të jenë të papërgjegjshëm, vendi rrezikon të bjerë në kolaps. Megjithëse spitalet COVID janë të shumtë në numër, stafet mjekësore do ta kenë të pamundur përballueshmërinë e shifrave të larta.

Mehmeti: Nuk mund të them që mosrespektimi i një mase mbrojtëse për shëndetin personal, ka të bëjë me pjesën financiare. Si rezultat i rritjes së këtyre rasteve të COVID-19, nga mosrespektimi i këtyre masave, ne jemi afër, edhe pse kemi ende disa kapacitete, por nëse vazhdohet kështu do të kemi një kolaps total shëndetësor në Maqedoninë e Veriut.

Tani për tani kemi 2 qendra të mëdha COVID, në nivel shteti. Jemi në ngritje edhe të një qendre të re tek spitali i sëmundjes së fëmijëve. Pra kemi 3 Covid-qendra bë nivel shteti, duke përjashtruar edhe Covid-qendrat nëpër qytetet periferike.
Maqedonisë së Veriut i është dashur të shtrëngojë masat, deri edhe në ndërhyrje në ligje.

Mehmeti: Republika e Maqedonisë së Veriut, bazuar edhe në rekomandimet e institucioneve shëndetësore, ka bërë ndryshim edhe në ligjin e sëmundjeve ngjitëse. Ne po përgatitemi për periudhën më të keqe që mund ta presin. Kemi edeh një projekt edhe për spitalet modulare, të llojit të kazermave. Ke mi një në Shkup, por kemi plan edhe për 16 të tjerë.