Maqedonia e Veriut vijon të jetë një ndër vendet më të goditura në rajon sa i përket infektimeve dhe jetët e humbura nga Covid-19.

Sipas autoriteteve maqedonase, 10 viktima u shënuan vetëm në 24 orët e fundit teksa të infektuarit qëndrojnë në 428.

Shkupi kishte 57 raste të reja kurse Kumanova 11.

Qytetet e tjera kanë më pas se 10 ndërsa nga viktimat, 9 pacientë trajtoheshin në spital kurse tjetri në kushte ambulatore.

Maqedonia e Veriut nuk e ka përjashtuar të kalojë në një ”Lock-Down” të dytë teksa shifrat vijojnë të rriten.