Maqedoni e Veriut – Kosovë është ndeshja më interesante e mbrëmjes së sotme.
Dy fqinjtë ballkanikë do të përballen në ora 20:45, në stadiumin “Todor Proeski”, në ndeshjen e vlefshme për Play-Offin e Euro 2020.
Katër kombëtaret e fundit pjesëmarrëse të EURO 2020 që për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) u shty dhe u vendos të fillojë më 11 qershor 2021 do të përcaktohen pas ndeshjeve të “play-off”-it.
Në “play-off”-in që do të zhvillohet me nga një ndeshje eliminuese do të përballen 16 kombëtare. Tetë përfaqësuese që do të kualifikohen në gjysmë finale. Më 12 nëntor do të luajnë finalet në “play-off” ndërsa 4 ekipet fituese do të fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në EURO 2020.
Programi i ndeshjeve të tjera që luhen sot:
18:00 Gjeorgji – Bjellorusi
20:45 Maqedoni e Veriut – Kosovë
20:45 Norvegji – Serbi
20:45 Skoci – Izrael
20:45 Sllovaki – Republika e Irlandës
20:45 Bosnjë e Hercegovinë – Irlanda e Veriut
20:45 Bullgari – Hungari
20:45 Islandë – Rumani