Maqedonia e Veriut publikon shifrat e 24 orëve të fundit lidhur me Koronavirusin.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë në Shkup, 80 raste të reja me Covid-19, tre të vdekur, 97 pacientë të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit në shtetin fqinj, raporton Ora News.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 680 testime, ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon:

Shkup-54, Kumanovë-1, Tetovë-3, Veles-4, Kavadarci-2, Gostivar-7, Kriva Pallanka-1, Kochani-3, Vinica-2, Delchevo-1 dhe Sveti Nikole-2.

Sa i përket viktimave, një është nga Shkupi (48 vjeç), një nga Struga (78) dhe një nga Strumica (68).

/a.r, OraNews