Maqedoni, Ademi: Duopolizim i zgjedhjeve, duhet "ngjyrosje" të dy kampeve e mund të arrihet me listat e hapura

Maqedoni, Ademi: Duopolizim i zgjedhjeve, duhet "ngjyrosje" të dy

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nxorën fitues Zoran Zaev me LSDM-në me 46 mandate ndërkohë që VMRO mori vetëm 44. Tashmë pritet krijimi i qeverisë me anë të një koalicione që sipas gjasave do të jetë me partinë shqiptare BDI e cila mori 15 mandate.

I ftuar në Ora Neës, analisti Visar Ademi u shreh se duhet të ketë një ndryshim në dy kampet e këtyre grupeve e cila mund të realizohet vetëm me listat e hapura.

Visar Ademi: Zgjedhjet tek ne treguan dy gjëra. E para është që ka një rënie të madhe të numrit të votuesve në Maqedoni që është për shkak se ne nuk kemi një regjistrim si vendet anëtare të NATO-s dhe të BE. Në një shtet ku ka 2 mln banorë dhe 1.8 mln votues, duhet të ketë regjistrim pasi nuk dihet se sa votues kemi realisht. Karakteristikë është se vazhdon duopoli i dy partive politike LSDM dhe VMRO dhe tek shqiptarët është BDI  dhe një parti opozitare. Duhet të ketë një ngjyrosje në kampet e këtyre dy grupeve etnike dhe kjo kërkon impenjimin e listave të hapura. Duhet të ketë nga Shoqëria Civile dhe intelektuale. Siç e thatë edhe ju kemi 32 deputetë edhe pse dalshmëria e shqiptarëve ka qenë më e ulta në histori. Nuk ka patur dalje të lartë pasi shumë shqiptarë nuk janë të kënaqur për mosmbajtjen e premtimeve të partive fituese.

Kjo mund të jetë një ngërç i madh në krijimin e qeverisë sepse mbrëmë kishim zëvendës kryeministrin për çështje europiane që në një postim të vetin donte që të hiqte 4 deputetë LSDM-së duke pretenduar se janë deputetë shqiptarë dhe duke shtuar 2 deputetë nga një parti fashiste e VMRO-së e duke pretenduar që këto dy parti kanë të njëjtën mandate e mbase BDI të fillonte të krijonte lidhje majtas apo djathtas. BDI ka 10 vite që bashkëpunon me LSDM dhe besoj dihen preferencat e tyre.  Besoj që 4 vjeçari i ardhshëm në Maqedoni do të jetë shumë sfidues pasi janë projekte që janë lënë në mes. U zgjidhën shumë çështje të mëdha si ajo e emrit, por ky 4 vjeçar do i japë Zaevit mundësi për të ndërtuar institucione të stabilizuara dhe për të nisur një kapitull të ri për negociatat për në BE.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti Endi Mullaj

Rajoni Maqedoni e veriut zgjedhjet ne maqedonia e veriut visar ademi

EMISIONET