Manjani: Zgjedhjet në Shqipëri janë blasfemi, Kosova vite dritë demokratikisht përpara nesh

Manjani: Zgjedhjet në Shqipëri janë blasfemi, Kosova vite

Dy shtete shqiptare, Kosova dhe Shqipëria janë në një vit elektoral. Kosova u drejtohet kutive të votimit në 14 shkurt dhe Shqipëria në 25 prill.

Ish-ministri, Ylli Manjani, i ftuar në Rtv Ora, duke hedhur një paralele mes dy realiteteve, thotë se vendi jonë është vite dritë demokratikisht pas Kosovës dhe se zgjedhjet këtu konsiderohen blasfemi.

Manjani: Zgjedhjet në dallim nga Kosova, në Shqipëri janë blasfemi për fat të keq. Kosova për 1 vit ka bërë dy palë zgjedhje, Shqipëria ka kaluar të gjitha krizat e mundshme,të paimagjinueshme dhe heziton të shkojë në zgjedhje. Ky është dallim esencial. Kosova është vite dritë demokratikisht përpara nesh.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti Besjana Kuçana

EMISIONET