Manjani: Sistemi politik i kalbur, ambasadorët pinë ndonjë birrë nga Korça e thonë Shqipëria do të bëhet

Manjani: Sistemi politik i kalbur, ambasadorët pinë ndonjë

I ftuar në RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është treguar i ashpër në lidhje me klasën politike në vend.

Ai tha se sistemi politik në vend është i kalbur dhe nuk prodhon më asgjë, vetëm krizën e radhës.

Ylli Manjani: Sistemi politik në vend është i kalbur dhe nuk prodhon më asgjë, vetëm krizën e radhës. As opozita nuk më jep shpresë, së paku mesa shoh tani. Partitë shqiptare duhet të kuptojnë se problemi është kulti i individit ku kryetarët e partive janë bërë njerëzit më të rëndësishëm dhe të tjerët janë milingona. Ngrehina politike është kalbur dhe shqiptarët nuk zgjedhin, vetëm thirren në votime si dele. Ky cikël politik para 30 vitesh nga monizmi ka përfunduar sërish në monizëm. Këtu po zë kriza krizën. Partia më e madhe në vend është e neutralëve dhe të zhgënjyerve, që nuk duan të dëgjojnë më për politikë.

Më e keqja këtu është shkatërrimi i shteti shqiptar. Një shtet që nuk ka gjykata nuk është shtet dhe kur kjo bëhet me duartrokitjen e ndërkombëtarëve është faqja e zezë.

Manjani hodhi edhe akuza ndaj ambasadorëve, ku tha se ka ambasadorë që pijnë birra në Korçë dhe thonë që vendi do të bëhet.

Ylli Manjani: Mua nuk më intereson çfarë thotë ambasada amerikane për vendin tim. Kam dëgjuar lloj-lloj ambasadorësh, që dalin andej nga Korça, pinë ndonjë birrë dhe thonë që Shqipëria do të bëhet. Këto janë muhabete kot, se një shtet që nuk ka gjykatë, nuk është shtet. Në një vend, kur një qytet fiton një pronë dhe nuk e ka të sigurt që e ka të tijën, se vjen dikush ia merr, i pari shteti, këtu çdo gjë ka marrë fund. Ku do të ankohet ai. Mund të bësh ndonjë gjyq në shkallën e parë, e fitove e humbe s;ka rëndësi, sepse pala tjetër shkon apel, por apeli është i ngrirë për disa vite dhe ja ku iku prona. Jemi bërë si priftërinj dhe hoxhallarë, japim këshilla bamirëse, shihni se mos ju ruan zoti, se na vjen turp që t'u themi të shkojmë në gjykata, se nuk kemi.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti A. Kurti

EMISIONET