Manjani: Rama do të marrë mandatin e tretë, nëse shqiptarët ia japin, ta gëzojnë Enver Hoxhën e ri

Manjani: Rama do të marrë mandatin e tretë, nëse

I ftuar në RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi vendimin e qeverisë për rihapjen e kazinove.

Manjani tha se nuk është për mbylljen e kazinove, por për kontrollin e tyre dhe shtoi se heqja e tyre nga qytetet ishte propagandë.

Ylli Manjani: Ligji nuk e ndalon krijimin e kazinove. Ka dy nivele për kazinotë që janë pa tarifë, që janë të lidhur me hotelet dhe ato me tarifë. Unë nuk jam për mbylljen e bizneseve si kazinotë. Ky është një biznes që i siguron shtetit të ardhura 100 milionë euro në vit dhe këto i kanë munguar shtetit. Në fakt kjo ishte një propagandë e Rilindjes, se lojërat e fatit vazhduan në mënyrë informale. Duhet të gjetur një mënyrë që ky biznes të funksionojë në mënyrë të kontrolluar.

Për Manjanin, ndryshimet në qeveri janë makijazh, pasi nuk ka ministra, por zëdhënës të Ramës.

Ylli Manjani: Ndryshimet në qeveri janë makijazh. Rama ka vënë një bast me fytyrën dhe egon e tij që të marrë mandatin e tretë dhe këtë nuk e ndihmon sjellja e asnjë ministri, se nuk kemi ministrat, por vetëm zëdhënës të Ramës. Në vendin tonë loja është personale, Rama do të marrë mandatin e tretë dhe nëse shqiptarët do t'i japin mandatin e tretë, ta gëzojnë Enver Hoxhën e ri derisa plastë ky vend. Ai e ka thënë vetë që nuk ka më të mirë se sa ai dhe nëse nga opozita nuk ka më të mirë se ai, mos presim se ministrat do të jenë më të mirë.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti A. Kurti

EMISIONET