Manjani për Mamurrasin: Mani lacash lokalë, kokaina që hyn në Shqipëri mund të jetë më e madhe se ajo që kapet

Manjani për Mamurrasin: Mani lacash lokalë, kokaina që hyn

Përplasja me armë zjarri sot në Mamurras ku mbetën të plagosur dy efektivë policie dhe një qytetar tronditi jo pak opinionin.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se gjithmonë para zgjedhjeve ka një manijë lacash lokalë për të vënë në dukje një autoritet falso.

Manjani: Nuk besoj se të gjitha ngjarjet janë të lidhura me zgjedhjet. Ngjarja e Mamurrasit është një çështje e një manie lacash lokalë që me siguri ndjehen të fortë. Marrin zemër sepse gjithmonë para zgjedhjeve ka hapësirë për këto lloj njerëzish që të tregojnë muskujt, të tregojnë potencën, sa të zotët janë, sa dominojnë, kë dominojnë. Një autoritet falso që në kohë zgjedhjesh shteti nuk e ka mendjen te punët e ligjit dhe për fat të keq ka dhe viktima.

Lexo edhe- Mamurras, polici qëlloi dy kolegët dhe një prej vëllezërve Fufi pas konfliktit

Në këto prag zgjedhjesh kemi pasur edhe kapje sasish të mëdha kokaine në portin e Durrësit. Manjani për Rtv Ora nuk përjashton faktin që sasia e asaj që nuk kapet është shumë herë më e madhe se e asaj që nuk kapet.

Manjani: Fakti që kapen më lë të kuptoj se sasia që nuk kapet është shumë më e madhe. Është pjesë e fushatës dhe propagandës. U ka rënë për hise atyre që janë kapur për të luajtur rolin e kalit që zihet dhe fshin lëmën. Askush nuk guxon të porosisë sasi të tilla droge ti fusë në territor me kaq lehtësi të madhe pa e pasur mirë me shtetin. Nuk e ha askush. Shqipëria është pozicionuar prej vitesh si një oaz i vendit tranzit ku sillet droga, përpunohet, paketohet dhe bëhet e gatshme për tregun perëndimor. Ky është shqetësimi edhe i partnerëve prej vitesh. Nuk përjashtohet mundësia që këto të jenë dhe pjesë e goditjeve të shërbimeve policore të huaja.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

EMISIONET