Manjani: Opozita duhet të kuptojë, në 25 prill hedhim në koshin e plehrave monizmin ose shkojmë në komunizëm si me Enverin

Manjani: Opozita duhet të kuptojë, në 25 prill hedhim në

Opozita pritet që në zgjedhjet e 25 prillit të shkojë me dy koalicione nën siglën e PD-së dhe LSI-së,   ndërsa po analizohet rezultati në çdo qark për të gjetur mekanizma që maksimalizojnë dhe orientojnë drejt votën për të prodhuar më shumë mandate.

Ish-ministri, Ylli Manjani, thotë se opozita nuk është aspak komode përballë një mazhorance që ka futur duart në sistemin zgjedhor dhe që ka kapur të gjitha pushtetet.

Manjani:  Është shumë komode dhe logjike të merresh me opozitën. Sistemi zgjedhor i përçudnuar në mënyrë të padrejtë nga monistët që na qeverisin ka krijuar një klimë jo të drejtë. Kushdo të ishte në opozitë në këto kushte, me këtë sistem dhe polarizim politik do të duhet ta mendonte mirë sesi do ta organizonte veten për të hyrë në zgjedhje.

Por përkundër kësaj, Manjani thotë për Rtv Ora se edhe vetë opozitës i mungon një hap i madh.

Manjani: Ajo që po i mungon opozitës ëhstë një marsh më lart. Është fjala për një hap shumë më të madh se karriera individule e Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, Fatmir Mediut, Shpëtim Idrizit etj. Shqipëria nuk po shkon në zgjedhjet e radhës. Shqipëria po shkon drejt marrjes një vendimi që mund të jetë fatal ose shpresëdhënës. Do të shkojmë drejt rikthimit të normalitetit të demokracisë në vend dhe mbylljes së monizmit, çuarjes së monizmit në koshin e plehrave apo do të vazhdojmë monizmin të shkojmë drejt komunizimit siç kemi qenë me Enver Hoxhën. Opozitës i duhet ky marshi.

Sipas Manjanit,  duhet dalë mbi lojërat e vogla të interesave të secilës prej partive.

Manjani: Duhet të lëmë këto lojërat e vogla për të ndërtuar diçka shumë më të madhe, që dhe autorët e krimit elektoral që kanë bërë, nuk e mendojnë dot. Nëse opozita arrin të bëjë këtë gjë do të krijonte një klimë dhe një frymë shumë më të mirë sesa deri sot. Zgjedhjet, 80 e ca përqind janë frymë. Kjo po mungon. Duhet ngritur një tullë.Me alencat tradicionale, me historitë e vjetra që i kemi parë në çdo palë zgjedhje nuk sjellim asgjë të re.Është e qartë që Dashamir Shehu nuk duhet ti mungojë parlamentit, as Fatmir Mediu, as Shpëtim Idrizi. Nëse kjo do të ndodhë është diçka e mangët në spektrin politik. Por kjo është shumë pak, kërkohet diçka më shumë. Në radhë të parë të kuptohet logjiika kriminale e sistemit zgjedhor, luhet me proporcional me lista por ajo që kërkohet është sjellja si me mazhoritar.

Partia Demokratike është drejt finalizimit të marrëveshjes me aleatët e saj opozitarë. 

Deri tani PD ka arritur dakordësinë me PDK-në, LZHk-në dhe PAA-në, ndërsa në diskutime janë ende republikanët dhe PDIU-ja e çamëve.

Negociatat  vazhdojnë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, e për këtë qëllim në zyrën e Lulzim Bashës ishte  mesditën e së enjtes, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

E pa qartë mbetet marrëdhënia me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, të Vangjel Dules, dhe ende nuk është vendosur nëqoftëse do të kandidojë nën siglën e PD-së apo LSI-së.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti Besjana Kuçana

Vendi Lajme Politikë ylli manjani zgjedhjet 25 prill 2021 RTV Ora

EMISIONET