Manjani: Nëse grekët dhe turqit presin ti pajtojë Edi Rama, i shplaftë mortja!

Manjani: Nëse grekët dhe turqit presin ti pajtojë Edi Rama, i

Teksa po flitet për rolin negociator të kryeministrit Rama në zgjidhjen e konfliktit Turqi-Greqi, madje dje "Bild" shkruante se për këtë ka edhe "bekimin" e Merkel, ish-ministri Ylli Manjani është skeptik.

I ftuar në Rtv Ora, Manjani e ka të vështirë të besojë që Rama, i cili nuk po zgjidh dot problemet e brendshme, ta luajë këtë rol.

Manjani: Ne na ikën 12 milje dhe nuk e dimë, nuk e dimë ku e vënë kompasin grekët, te Barketa apo brigjet e Korfuzit. Nëse kjo është e vërtetë do të thotë që është në hall të madh politik, i ka mbaruar ora e qeverisjes, në Perëndim nuk ka më dritë jeshile dhe do të kthehet në Lindje. Ajo që më shqetëson më shumë është kthimi i kurrizit dhe gjuatja me gurë e Europës. As Enver Hoxha se ka bërë këtë gjë.Ky e bëri këtë, është nga gjërat më të rënda që mund të ndodhë në historinë politike të një shteti ku Perrëndimin e kemi oksigjenin e vetëm të pastër ku pastrohemi. Nëse grekët dhe turqit presin ti pajtojë Edi Rama i shplaftë mortja.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti Besjana Kuçana

EMISIONET