Manjani: Mazhoranca nuk ka qetësinë e votës, PS do ti bënte mirë të kalojë në opozitë për të parë ç'ka bërë me Shqipërinë

Manjani: Mazhoranca nuk ka qetësinë e votës, PS do ti bënte

Ndërsa zgjedhjet janë përpara, pyetja që më së shumti shtrohet në studiot televizve të emisioneve politike është: Çfarë do të bëjë opozita?

Për politikanin Ylli Manjani ky është një lajm i mirë sepse tregon se kësaj qeverie i kanë mbaruar orët.

I ftuar në Rtv Ora, ai thotë se PS do ti bënte mirë të kalonte në opozitë për të parë se çfarë ka bërë me Shqipërinë psi ua kanë errur sytë syzet e pushtetit.

Manjani: Jemi te situata se çfarë do të bëjë opozita, vlen ky diskutim sepse shpresa e njerëzve është çfarë do të bëjë opozita. Fakti që ngrihet kjo pyetje do të thotë se kjo qeveri ka mbaruar, i ka mbyllur orët e veta. Nuk ka më çfarë të japë dhe të ofrojë, i bën mirë edhe PS të dalë njëherë në opozitë dhe të kuptojë se çfarë ka bërë  me Shqipërinë se këta nuk e kuptojnë, i kanë vënë ato syzet e pushtetit dhe nuk e kuptojnë asgjë, janë të droguar praktikisht.

Paraprakisht kampin rozë e sheh të qetë sa i takon mbizotërimit të gjithë procesit zgjedhor, por nënvizon se nuk kanë qetësinë e votës.

Manjani: Mazhoranca është e qartë se si gjithë kaçakët ka ndërhyrë në sistem, ka futur duart, ka kapur çdo gjë dhe është i qetë tani. E patë atë qesharakun që ishte dënuar 1500 lekë, qesharak komplet. E shikoni si ka filluar loja, e gjitha ters dhe mbrapsht. Kjo i jep njëfarë qetësie por nuk e kanë qetësinë e votës. Janë të dizorientuar, çfarë thonë në mëngjes nuk e thonë në darkë. Ky është një lajm i mirë.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti Besjana Kuçana

EMISIONET