Mandi Nishtulla tregon si ia doli të pajtonte Noizy-n me Stresin: Unë jam Bob Marley i Albania-s.

Mandi Nishtulla tregon si ia doli të pajtonte Noizy-n me Stresin: Unë

Mandi Nishtulla ka qenë i ftuar në puntatën e radhës të #EXPULS nga Ronaldo Sharka në RTV Ora.

Pas lajmit të bujshëm të pajtimit të Stresit më Noizy-n, shkak i cili ishte Mandi Nishtulla, i pyetur se si ia doli për këtë nga gazetari, këngëtari u shpreh se është gati të pajtojë dhe Ramën dhe Bashën, madje nëse ky i fundit nuk fiton, këngëtari do largohet nga vendi.

"Dëshiron ti që të pajtoj Lulzim Bashën me Edi Ramën?! Unë mund te them dhe datën kur mund të bashkohen ata të dy. Këtë radhë e merr Lulzim Basha, e them më gjithë shpirt. Fitorja është e PD. Nëse nuk fiton Lulzim Basha, e them publikisht që do t'a lej shqipërinë, do iki jashtë. Shumë mesazhe i kam dërguar Ramës, jo për mbështetje, dua 1 takim të flasim pak. Unë jam si Bob Marley i Albania-s. Isha një ditë tek studio ime, si gjithmonë ne çunat e rinj e kemi qejf alkolin dhe këto gjërat e tjera, që të ecim para. I thash vetes, Mand duhet te dalësh dhe të thuash, Stresi dhe Noizy bëhuni bashkë. Sepse do më kujtoni, do ia dini të mirën e njeri-tjetrit. Jam bazuar tek kjo vlla, sepse janë rrit me njeri-tjetrin dhe ndodhi një elektricitet, kjo ndodhi sepse duhen shumë"- u shpreh ai.

Ndiqni videon e plotë për më tepër:

https://www.youtube.com/watch?v=NSjTVa6Ol8U

Showbiz Lajme Ronaldo Sharka Stresi noizy expuls mandi nishtulla

EMISIONET