Këshilli i Qarkut të Thesprotisë i dërgon kërkesë qeverise greke për hapjen e doganës së Mavromatit (Qafë-Botë).

Ndër të tjera, në kërkesë shkruhet: “Mundet vërtet që mbyllja ti shërbejë mbrojtjes së qytetarëve por nga ana tjetër shkatërron ekonomine lokale. Veçanërisht gjatë vjeshtës ka kërkesë të veçantë për punëtorë sezonalë për mbledhjen e rreth 50.000 ton manderina të zonës”.

Më herët edhe Bashkia e Igumenicës kishte kërkuar hapjen e kësaj pike doganore.